eJustice

PËR NE

Këtu mund të gjeni informata rreth këtij projekti dhe implementuesëve.Programi Kërko Drejtësi është i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/INL dhe e implementuar nga National Center for State Courts për të mbështetur një zhvillim të fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi. Nëpërmjet Programit Kërko Drejtësi, NCSC është duke mobilizuar partnerët e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për të vepruar si agjentë të ndryshimit duke nxitur llogaridhënien, transparencën dhe integritetin në sektorin e drejtësisë.


Lëvizja FOL është anëtar edhe i OJQ-së kombëtare, Rrjetit Demokracia në Veprim që merret me monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë. Gjithashtu FOL është anëtar i Komitetit Kombëtar për bashkëpunim në mes të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile që nga shtatori 2014.

Në vitin 2012, FOL ka filluar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP . Në bazë të kërkesës së FOL-it, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin zyrtar për të filluar procedurat për anëtarësim në këtë organizatë. Lëvizja FOL me mbështetjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Grupit Koordinues ka zhvilluar Planin Kombëtar të Veprimit 2014-2016 me një shumë prej 29 veprimeve dhe 41 nën-veprimeve. Plani Kombëtar i Veprimit 2014-2016 është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 29 prill 2014. Për më tepër, në janar 2014, FOL është bërë anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit – koalicionit UNCAC. Ndërsa në prill të vitit 2014, FOL është zgjedhur si anëtar i Komitetit të Koordinimit për Rajonin Evropian në koalicionin e UNCAC. UNCAC është një rrjet global i organizatave të shoqërisë civile që angazhohet dhe promovon luftën kundër korrupsionit përmes avokimit për ratifikim, zbatimin dhe monitorimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit – UNCAC. Ky koalicion është themeluar në vitin 2006, përmes mobilizimit të organizatave të shoqërisë civile të UNCAC në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe rajonal.

Në vitin 2009, Lëvizja FOL është regjistruar zyrtarisht si OJQ e pavarur, me seli në Prishtinë. Misioni i saj kryesor është të kontribuojë për një qeverisje të mirë dhe parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit nëpërmjet mbështetjes dhe promovimit të qytetarisë aktive, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike. FOL fokuson punën e saj në shpenzimet publike, duke luftuar forma të ndryshme të korrupsionit dhe neglizhencës institucionale, si dhe promovimin e përgjegjshmërisë. Nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit, dhe mbështetje teknike institucionale, monitorimin e institucioneve publike, konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe format e tjera të mobilizimit dhe ndërlidhjeve, debatit dhe programeve trajnimi të debatit, FOL rrit presionin publik mbi vendimmarrësit për të zvogëluar abuzimin e pushteti publik. Përveç forcimit të transparencës dhe llogaridhënies së organeve vendimmarrëse dhe zyrtarëve publik, FOL punon për të hapur kanale të reja të komunikimit në mes të qeverisë dhe qytetarëve dhe për të zvogëluar apatinë qytetare.